Ministria e Arsimit nëpërmjet një njoftimi bën me dije datat kur do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore 2023.
Gjuha e huaj do të zhvillohet më 1 qershor.
Më 7 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në 13 qershor matematika dhe më 19 qershor lënda me zgjedhje.
Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.
Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:
Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:
– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– 13 qershor, Matematikë
– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

a.m/dita