Ministri Vuçeviç: Jemi të gatshëm të dërgojmë forca serbe në Kosovë

0
Gjigandi

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se Serbia është e gatshme që të dërgojë forca serbe në Kosovë.

Vuçeviç tha se Beogradi kërkon që të aktivizohet klauzola e rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Euronews Serbia.

“Ne jemi absolutisht të gatshëm të dërgojmë forca. Për shkak të situatës në terren, Serbia kërkon që të aktivizohet kjo klauzolë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në këtë mënyrë të ruhet siguria e serbëve dhe pronave serbe, kishave dhe manastireve”, theksoi ai.

Vuçeviç nënvzoi se Serbia do të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, si dhe se është e përkushtuar për dialog, por që kërkon vullnetin e disa palëve.

Sipas tij, Beogradi do të bëjë më shumë për të ruajtur paqen dhe për të gjetur një marrëveshje politike për të shmangur përshkallëzimin.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu