Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet

0
Gjigandi

Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.

Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se të ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.

“Ka një fushatë të vazhdueshme kundër Forcave të Armatosura dhe lëvizjeve të Forcave të Armatosura në territorin e Serbisë, e papërshtatshme dhe e papranueshme, ne e hedhim poshtë si të pavërtetë, nëse Forcat e Armatosura marrin një urdhër të tillë nga Komandanti Suprem që njësitë e saj të hyjnë në territorin e KIM si pjesë e Serbisë, Forcat e Armatosura do ta kryejnë detyrën me efikasitet dhe sukses, por do të njoftonin paraprakisht komandën e KFOR-it”, tha Vuçeviç.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviç, hodhi poshtë deklaratat e ditëve të fundit, mes të cilave edhe ajo e Uashingtonit, për prani të shtuar të trupave ushtarake në kufi me Kosovën.

Në përputhje me urdhrat e Komandantit Suprem, nuk ka pasur rritje të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura, por vetëm janë forcuar aktivitetet në Zonën e Sigurisë Tokësore. Të gjitha komentet për dislokimin e forcave janë të panevojshme”, tha Mojsiloviç.

Reagimi zyrtar i palës serbe vjen një ditë pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, deklaroi se vendi i tij ka mbledhur mjaftueshëm prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu