Ministri i Jashtëm grek viziton nesër Tiranën

0
Gjigandi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë nesër Tiranën.

Vizita e Dendias në Shqipëri vjen dy javë pas vizitës së ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Athinë.

Më 22 dhjetor, edhe kryeministri grek, Mitsotakis do të vijë në Shqipëri për të vizituar jugun e vendit.

Kujtojmë se në fillim të dhjetorit, Xhaçka diskutoi me homologun e saj grek çështjen e detit.

Më 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia ranë dakort që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu