Ministri Hasani takon kryetarin e Komunës së Preshevës: Qëndrojmë përkrah subjekteve politike shqiptare

0
Gjigandi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiun. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani bën me dije se gjatë takimit ka theksuar mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi.

“Ne qëndrojmë përkrah përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi”,- shkruan Hasani.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu