Ministri grek zbardh takimin me Ramën: Për “çështjen” Beleri, ka devijim nga shteti ligjor europian. Shqipëria të bëjë kujdes me censusin

0
Gjigandi

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka reaguar për mediat helene pas takimit që pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë ministerialin e ministrave të Jashtëm, të mbajtur në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sipas Protothema, në një koment që Gerapetritis ka dhënë për gazetarët grek, është shprehur se me Ramën ka ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis.

Më tej ai tha se me Edi Ramën ka biseduar për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, teksa më herët u takua edhe me homologun shqiptar, Igli Hasani.

“Jam i informuar si për çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, si mbi të gjitha kërkesa për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore, dhe kulturore të kryer”, nënvizoi ministri i Jashtëm në deklaratën e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu