Kosova dhe Serbia duhet të de-përshkallëzojnë një situatë të tensionuar në rajon, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pasi protestuesit serbë në veri të Kosovës bllokuan rrugët kryesore për të dytën ditë të dielën.
Sipas Reuters, Borrell ka thënë se ministriat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ndërkohë që theksoi se tensionimi i situatës nuk ndohmon në arritjen e një marrëveshje.
“Unë e di që të dy pjesët janë të gatshme të de-përshkallëzojnë dhe u bëj thirrje të dyve ta bëjnë këtë. Ata duhet të kthehen në dialog, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”, tha Borrell teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.
Protestat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një ish-oficeri policie të shtunën. Ai ishte pjesë e një dorëheqjeje masive të serbëve nga forca muajin e kaluar, pasi Prishtina tha se do t’u kërkonte serbëve të heqin targat serbe që datojnë para Luftës së Kosovës 1998-99 që çoi në pavarësi.
Për të dytën ditë të dielën, kamionët dhe automjetet e tjera të rënda bllokuan disa rrugë kryesore që çojnë në dy pika kufitare me Serbinë. Të dy vendkalimet ishin të mbyllura për qarkullim.
EULEX, misioni i Bashkimit Evropian i ngarkuar me patrullimin e veriut të Kosovës, tha se një granatë trullosëse u hodh në një nga automjetet e blinduara të saj të shtunën në mbrëmje, por askush nuk u lëndua. Borrell tha se kjo ishte e papranueshme.
j.l./ dita