Migrena është një lloj çrregullimi neurologjik që shkakton dhimbje kronike koke, intensiteti i të cilave mund të rritet nëse nuk mbahet nën kontroll.
Krahas mjekimeve që mund të merrni nga konsultimet me mjekun, këtu mund të gjeni disa mënyra alternative që mund t’i zbatoni në kushtet e shtëpisë.
Një qese me akull
Akulli ka veti anti-flamatore, ndaj një qese e mbushur me copa akulli do ju ndihmojë për të pasur dhimbje më të pakta koke.
Qëndroni të hidratuar
Për të parandaluar dehidratimin, sigurohuni që të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, veçanërisht kur ushtroheni. Në ditët e nxehta, mund t’ju duhet të pini më shumë ujë se zakonisht.
Bëni një masazh tek zona e kokës
Masazhi mund të zvogëlojë shpeshtësinë e migrenës. Kjo metodë është e sigurt dhe nuk ka efekte anësore.
Provoni akupresurën për të përzierat e lidhura me migrenën
Akupresura është praktika e ushtrimit të presionit me gishta dhe duar në pika të veçanta të trupit për të lehtësuar dhimbjen apo simptoma të tjera të migrenës.
Xhenxhefil
Xhenxhefili dihet se lehtëson të përzierat e shkaktuara nga shumë sëmundje, përfshirë migrenën. Ka përfitime për lehtësimin e dhimbjeve për sulmet e migrenës.
Vajërat eencialë
Shpërndarja e vajrave esencialë është një ide shumë e mirë për të reduktuar dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Ju gjithashtu mund të përdorni vajra terapeutike duke vendosur disa pika në lëkurën tuaj dhe më pas duke fërkuar ballin. Vaji i mentes dhe i livados këshillohen për dhimbjet e migrenës.
Shtoni magnez në dietën tuaj
Magnezi është i lidhur me dhimbjet e kokës. Ushqimet si vezët, tërshëra, qumështi apo frutat e thata duhet t’i konsumoni më shpesh./ Healthline