I nxehti afrikan po vjen. Do të pushtojë Evropën javën e ardhshme dhe na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius. Sipas meteorologëve, trazirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, kjo e fundit tani do të shpalosë më të mirën e mundshme të saj; po vjen vapa e madhe.
Deri më tani në fakt, në pjesë të ndryshme të kontinentit, është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e veriut apo edhe në vende të tjera përreth.
Por tani, ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e zjarrtë. E kjo konfirmohet nga modelet matematikore më të besueshme. Ai më i preri, modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth 4-5 gushtit. Pjesa e parë e gushtit, sipas ekspertëve, do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe stabël ndërsa në vijim, mërkuri në termometër nuk do të ndalet së ngrituri.
Për sa i takon fundjavës, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Italisë, tani do të zhvendosen shpejt drejt ballkanit për ti lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e veriut që do të sjellin ditë me diell por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth mesdheut.
Burimi: top-channel.tv