Momentin e firmosjes së kallzmit ndaj Ardian Dvoranit, Ilir Meta e stampoi përmes këtyre fotove.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Në rrjetet sociale Presidenti lajmëroi ndjekësit e tij per nënshkrimin e padisë, me argumentin se po i jep një mundësi historike reformës në drejtësi për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj. P
or, përgatitja e padisë për kreun e Këshillit të Emerimëve në Drejtësi mori më shumë kohë. Edhe pse u njoftua të hënën, padia mbërriti një ditë pasi e njoftoi Presidenti në tri organe të drejtësisë, prokurorinë e Përgjitshme, të Tiranës dhe të Krimeve te Renda.
E paralajmëruar më shumë bujë, presidenca e depozitoi pa shumë zhurmë dosjen për Ardian Dvoranin të cilin Presidenti Ilir Meta e akuzon për shkelje te rende të detyrës dhe uzurpim të kompetencave në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar dënimin nga 2 deri në 7 vite burg.
Misteri nga ana e Presidencës u ruajt jo vetëm për përmbajtjen e padisë, por edhe për videon përvëluese të paralajmëruar si provë e pakundërshtueshme, e cila sipas zwdhenesit te Presidentit do zbuloje fytyrën e vërtetë të kreut të KED.
Video e cila po përgatitet ne zyrat e presidencës në disa gjuhë europiane për partnerët ndërkombëtar pritet të bëhet publike këtë javë. Ndërsa opinioni publik i duhet edhe pak ditë për të parë sa e flaktë do të jetë materiali, i cili po përpunohet në Presidencë.
Kallëzimi penal
FOTO GALERI
1/3