Meta në Forumin e Parisit për Paqen, dhuron portretin e Shenjtores Nënë Tereza

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Ky Forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.
Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota. Presidenti Meta pati mundësi për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.
Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu