Mësuesit e portalit në provë tre muaj/ PD: Vendim antiligjor, qeveria po i tërheq zvarrë

0
Gjigandi

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një nismë të ministrisë së Arsimit, ku mësuesit fitues në portal do të mbahen në provë tre muaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi shkruan se ky vendim është antiligjor, pasi sipas tij bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

Sakaq shton se nëse ministria kërkon performancë të mirë nga ana e mësuesve atëherë duhet t’u rrisë rrogat dhe të investojë në arsim.

Statusi i plotë:

MËSUESIA NË RREZIK

RonaTyra

📌Vendimi për të mbajtur në provë tre mujore mësuesit “fituesë” të portalit, është antiligjor dhe bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

Jo vetëm kaq!

❓Cili apo cilët janë ata që do përcaktojnë performancën tre mujore të mësuesit, sepse puna e tij matet me arritje në fund të një viti?!

Do jetë komisari politik, alias drejtori juaj i emëruar nga partia?

Apo shefi i zyrës X i DA edhe ky i emëruar nga partia?!

Apo patronazhisti, pasi të përcaktojë bindjen politike, apo anëtarësimin politik?!

Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit!

Kjo është shumë shumë e tepërt.

❗️Mësuesi për t’u bërë i tillë, i nënshtrohen një kalvari torturues me vite akademike, licenca, kualifikime, provime e lloj-lloj marifetesh.

E gjithë kjo panoramë vuajtjesh, të krijon idenë sikur rroga e një mësuesi është 10.000 euro, ndërkohë që me zor arrin në 60.000 lekë.

Një njeriu i duhet kaq shumë stërmundim e investim, sa sot të bëhesh mësues ngjan mision i pavlerë, por dhe i pamundur.

Boll i morët zvarrë mësuesit dhe e keni bërë mësuesinë gogol e i keni zbrazur auditoret e fakulteteve të mësuesisë, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm edukimit, shoqërisë e vendit.

❗️Mësuesi nuk është kavie eksperimentale e as i sëmuri juaj klinik që ju sa herë ju teket, i shtoni terapitë e tuaja shfazuese e të përdala politike.

Nëse doni që mësuesit të rrisin performancën atëhere:

I rrisni pagën!

I ktheni dinjitetin!

I jepni mbështetje!

I lehtësoni punën!

Investoni në arsim!

I jepni autoritet!

I çlironi nga drejtuesit politikë!

I jepni status!

📌Vendimet e deritanishme tuajat bien erë politikë të qelbur dhe janë shantazh në prag të situatave zgjedhore!

Mësuesit duhet të reagojnë!

#mësuesianërrezik‼️

#shqipërianërrezik‼️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu