Mesazhi i Ronaldos, pas lotëve: Ëndrra e Kupës së Botës mori fund, kurrë s’ia ktheva kurrizin vendit tim

0
Gjigandi

E nisi nga pankina ndaj Marokut, ashtu si kundër zviceranëve. Hyri në fushë në pjesën e dytë, kur Portugalia ishte në disavantazh të një goli. Më pas hidhërimi i eliminimit dhe lotët që i rrodhën në fytyrë. Kështu e përjetoi Cristiano Ronaldo ndeshjen e tij të fundit në Botëror me Portugalinë. Në Instagram, CR7 publikoi një mesazh të gjatë:

“Fitimi i një Kupe Bote me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Fatmirësisht fitova shumë tituj të përmasave ndërkombëtare, përfshirë ato me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në majën më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Unë luftova për këtë. Luftova shumë për këtë ëndërr. Në 5 pjesëmarrjet në Kupat e Botës shënova gola gjatë 16 viteve, gjithmonë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugezë. Pra, dhashë gjithçka. Kurrë nuk e ktheva fytyrën time në luftë dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.

Mjerisht, të shtunën ëndrra mbaroi. Nuk ia vlen të reagosh në gjaknxehtësi. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë gjithmonë kam luftuar për objektivin e të gjithëve, kurrë nuk do t’ua ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim.

RonaTyra

Nuk ka shumë për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali! Faleminderit Katar! Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati… Tani shpresoj që koha të jetë këshilltarja më e mirë dhe të lejojë secilin të nxjerrë përfundimet e veta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu