Mesazhi i Ministrisë së Shëndetësisë fut në panik qytetarët/ Mjekët nuk kanë informacion (Video)

0
Gjigandi

Një mesazh i dërguar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë ka përhapur panik tek qytetarët. Në këtë njoftim të dërguar nëpërmjet telefonit shkruhej se duhet të kontaktohet urgjentisht mjeku nëse do të kenë simptomat e gripit.

“Informacion i Rëndësishëm Shëndetësor: Nëse ju keni shenja apo simptoma të ngjashme me të gripit  konsiderojini URGJENTE dhe telefononi 127. Rekomanduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.”

Ky mesazh vjen në një kohë që vendi ka kaluar disa valë të pandemisë Covid-19 dhe mijëra pacient humbën jetën, rrjedhimisht pati ndikim të rëndë psikologjik tek qytetarët.

Në këto kushte një mesazh i konceptuar në këtë lloj formati ngre përsëri alarmin duke krijuar konfuzion.

Shumë qytetarët që janë në fazat e para të gripit janë shqetësuar pas këtij mesazhi dhe kanë shprehur konfuzionin e tyre duke i vendosur  në dizpozicion medias Priza.al.  Gjithashtu edhe punonjës të redaksisë duke qënë në kushte jo të mira shëndetsore ndoqën këshillën e këtij njoftimi duke telefonuar Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

RonaTyra

Pas telefonatës rezultoj se këta mjek  në emër të cilit shkon ky mesazh nuk kanë dieni. Bluzat e bardha të 127  sqaruan se nuk ka vend për alarm në ndryshe nga çfarë udhëzonte mesazhi.

Biseda e plotë

Gazetarja:  Përshëndetje!

127: Përshëndetje!

Gazetarja: Faktikisht nuk jam ndjerë mirë kam pasur rrufë dhe shenja gripi s’po ndihesha mirë dhe ju telefonova çfarë do më udhëzonit?

127: Tani cfarë ke të lutem?

Gazetarja: Rrufë, këputje trupi dhe temperaturë. Jam futur pak në alarm dhe pak në panik pas një mesazhi që më ka ardhur “Informmacion i Rëndësishëm SHëndetësor:Nëse ju keni  shenja  apo simptoma të ngjashme  me të gripit  konsiderojini URGJENTE dhe telefononi 127 ”  Duke u nisur nga kjo, dhe simptomat që kam, ju telefonova me çfarë kemi të bëjmë?

127: Mund të jetë infeksion viral

Gazetarja: Më fal kam qenë pak në panik nga mesazhi që më erdhi… çfarë…??

127: Nuk ka lidhje, është thjesht për faktin nëse keni një problem shëndetsor mund të telefononi 127.

Gazetarja: Si, nuk e kuptoj?

127: Nga simptomat që më thua nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Gazetarja: Por kur duhet tju drejtohem?  Që duhet t’ju marr urgjentisht?

127: Ju nuk vuani nga dicka s’keni sëmundje të tjera apo të merrni ilaçe, nuk jeni e moshuar.

Gazetarja: Se ky mesazh ju shkon të gjitha moshave pa dallim…

127: Po patjetër edhe ju nesër pasnesër mund të keni një aksident, një urgjencë shëndetësore, që ju kërcënon shëndetin pra urgjencë shëndëtsore që të kërcënon jetën duhet të na telefonosh. Në momentin që keni pak temperaturë  37 e 5 merrni ndonjë  paracetamol

Gazetarja: Ok,  por aty ishte e specifikuar nëse keni simptoma gripi  mos ka ndonjë epidemi pandemi ndonjë … që po qarkullon… ndonjë?

127: Jo jo nuk ka lidhje, nuk e di kur ju ka ardhur ky mesazh?

Gazetrarja: Ditën e djeshme në orën 02:00

127: Jo jo nuk është diçka për të alarmuar njerzit, do jetë ndonjë gabim nuk e di…!

Pas këtij qartësimi se në vënd nuk është duke qarkulluar ndonjë  mutacion apo epidemi, lindin disa dyshime dhe pikëpyetje:

Çfarë është ky mesazh që ju ka shkuar abonentëve telefonik?

A ka djeni MInistria e Shëndetësisë për tekstet që hartohen, kush i kontrollon?

Përse po përhapet ky panik?

Si është kontrata që palët privat-shtet kanë hartuar, që marrin kurajon të ngrejnë alarmin?/Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu