Merr kërcënime të forta ish-infermierja e ‘Orenda’-s: Do të zhduk ty dhe familjen tënde

0
Gjigandi

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, dhunohej nga kujdestarja e saj Aurona Pelaj.

Një Ish-infermiere , Valmira Gergoci, e cila ka dëshmuar se ka pasur marrëdhënie të mira me të moshuarën në periudhën sa punonte në Shtëpinë e të Moshuarve, është kërcënuar me jetë nga një person në rrjetet sociale.

Valmira Gergoci e ka bërë publik mesazhin e plotë në llogarinë e saj personale në Instagram.
Ajo pretendon se ky kërcënim dhe mesazhe të tjera që i kanë ardhur rrjetet e saj sociale, lidhen me të kaluarën e saj në qendrën.

Personi me emrin Adrian përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram i drejtohet ish-infermieres.
“Ka me ardh me familje e me krejt kam me ti faru”
“Do të vij, dhe ty bashkë me familjen dhe çdo gjë tënden do të zhduk”

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu