Mendoni akoma për Ex-in, ja çfarë të bëni për ta harruar

0
Gjigandi

Çdo lidhje mund të mbarojë duke kaluar edhe në  ndarje , pjesa më e vështirë është  procesi i shërimit që vjen pas ndarjes . Shpesh   e gjeni veten duke pyetur “pse mendoj ende për të dhe pas kaq kohësh?”, dijeni se kjo është tërësisht e kuptueshme. Sidoqoftë duhet të ndaloni për të mirën tuaj bëni këto  3 gjëra bazë që duhet të bëni për të kapërcyer dhimbjen e ndarjes dhe ato që mendoni se janë ndjenja.

1 – Vendosni distancë mes vetes dhe tij/saj

Ka shumë faktorë që ndikojnë në procesin e shërimit. Për shembull, sa më gjatë të keni qenë me dikë, ndoshta aq më shumë do t’ju duhet për t’u rikuperuar pas ndarjes. Nëse jeni duke e parë ende njëri-tjetrin, fizikisht apo përmes rrjeteve sociale – kjo po i vështirëson gjërat. Gjeni mënyrat për t’u distancuar, në varësi të situatës suaj, por njëkohësisht mos u “trembni” nga prania e atij personi. Eventualisht, nuk do t’ju bëjë përshtypje. “Koha shëron gjithçka” dhe juve thjesht ju duhet paaak më shumë kohë.

Thënë këto, “distancën” dixhitale e keni në dorë vetë. Bëni “mute”, “block”, “restriction” apo gjithçka që ju jep paqe shpirtërore në atë moment.

2 – Përqafoni procesin e shërimit

RonaTyra

Nëse jeni të zhgënjyer për faktin se ende mendoni për ish-in edhe një vit pas ndarjes, nuk keni pse të ndiheni të zhgënjyer nga vetja. Dr. Joshua Klapov, psikolog klinik thotë se “ne nuk mund ta detyrojmë veten të biem në dashuri dhe njëkohësisht, nuk mund ta detyrojmë atë të mos dashurojë më dikë, si me buton”. Në këtë kontekst, ju s’keni pse të ndiheni keq për diçka që është jashtë kontrollit tuaj. Lejojen veten të ndjejë atë që do të ndjejë.

Edhe nëse keni bërë përparime dhe keni vazhduar jetën, nëse ju ndodh që kujtimet t’ju rikthehen, kjo është normale. Duke u përpjekur të mos mendoni dhe t’i bllokoni ndjenjat, ju pa kuptuar do t’i ushqeni më shumë ato.

3 – Mbajeni veten të zënë

Jeta ësht shumë e bukur për të mos e shfrytëzuar në maksimum. Duke mbajtur në mendje se një ndarje nuk është fundi i botës, shihni përreth dhe rikujtojani vetes se gjëra të bukura ju presin!

Dil me një shoqe, bëj një aktivitet në natyrë, regjistrohu në një kurs gjuhe të huaj, kërcimi etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu