Mema përpara ndeshjes me Çekinë: Nuk duhet të humbasim. Kemi grup fantastik, por kujdes…!

0
Gjigandi

Te Shqipëria janë gati për të bërë hapin e radhës drejt Euro 2024, ku në mbrëmje presin Çekinë në “Air Albania”. Në News 24 Sport News, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, i mirënjohuri Sulejman Mema u shpreh besimplotë për ndeshjen e sotme. Mema tha se llogaritë bëhen në nëntor dhe gjasat janë të mëdha për t’u kualifikuar.

Mema, si po përjetohet kjo sfidë në ambientet e FSHF-ës, në shtëpinë e futbollit, cilat janë pritshmëritë?

Të gjithë kanë besim se kombëtarja do të bëjë diçka të mirë për t’u kualifikuar. Të gjithë janë të impenjuar. Llogaritë do bëhen në nëntor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë, deri tani kemi parë një kombëtare me shumë ekuilibër.

Çfarë pret nga kjo sfidë Mema, a është ky testi final, më i rëndësishmi për të kuptuar forcën dhe pjekurinë e këtij brezi, këtij grupi?

Ky brez ka avantazh pasi lojtarët luajnë në klube të mira. Shqiptarët e kanë patur nostalgji për të parë Serie A. Mos harrojmë që me Poloninë kemi patur 7 lojtarë të Serie A.

RonaTyra

Në shifra, në rast suksesi kundër Çekisë, mund të kualifikohemi si të parët në grup, madje De Biasi beson fort në këtë pjesë, a është e mundur, a e shton presionin kjo pritshmëri kaq e madhe ndaj këtij ekipi?

Unë besoj që jo. Stafi është profesionist. Llogaritë i kemi bërë gjatë gjithë kohës. Është ndeshje e vështirë sot, duke u nisur nga cilësitë e lojtarit.

Ndryshe nga ndeshjet e shtatorit, këtë herë kuqezinjtë vijnë pak më të ngarkuar fizikisht, me disa dëmtime, jo në top formë si në shtator, a mund të ndikojnë këto detaje kundër një ekipi shumë fizik, që nuk ka pësuar asnjë humbje?

Shpresojmë që të humbasë këtu te ne (Qesh). Ka lojtarë që nuk luajnë mirë me skuadrat e tyre, por shpresoj që të japin maksimumin këtu.

Profesor, ke ndonjë preferencë, ndonjë ndjesi, kush mund ta bëjë diferencën në këtë sfidë?

Unë kam besim te sulmuesit. Inteligjenca e Muçit mund të bëjë diçka ndryshe. Ato pak herë që kemi dalë në sulm, kemi goditur. Bajrami ka mençurinë e duhur, ka aftësinë që është mirë fizikisht dhe godet me të dyja këmbët.

Profesor, në këto kualifikuese kemi sulmin më të mirë, a do ta luaj Sylvinho në sulm këtë sfidë, të shtyrë nga tifozët, apo duhet të bëjmë llogari, fundja dhe një barazim do ishte rezultat shumë pozitiv…

Ky staf punon me detaje që do të vlejnë. Kur duhet të sulmojë ekipi, e di trajneri dhe do të aktivizojë të tjerë futbollistë. Pres Shqipëri racionale.

Sa peshë ka tradita në këto përballje, a i druheni një dezhavuje me atë që ndodhi kundër Polonisë pikërisht në “Air Albania”, ku ishim shumë pranë play off të Botërorit, apo është një histori tjetër me të tjerë aktorë…

Duhen harruar disa gjëra. Këtu janë të diagnostikuar të gjithë futbollistët.Kundërshtari është mjaft i fortë fizikisht.

Profesor, i bëra Starovës një pyetje pak ditë më parë, por nuk mora një përgjigje, shpresoj ta marr tani, cili do ishte tredhëmbëshi ofensiv ideal në sytë tuaj, në shijen tënde, është pyetja që bëhet më shumë në rrjetet sociale…

Unë e kam atë përgjigje por nuk e them dot para ndeshjes.

Profesor, me jep një dëshirë dhe një parashikim logjik, si del kjo sfidë?

Nuk duhet të humbasim. Janë të 3-ja rezultatet. Po mos të humbasim, llogaritë bëhen më të lehta.

 

p.c. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu