Qeveria ka publikuar detaje pas nënshkrimit për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për refugjatët e paligjshëm që mbërrijnë në vendin fqinj.
Para saj Meloni në Itali tha se në Shqipëri do dërgohen mbi 3 mijë në muaj, afërsisht 40 mijë në vit.
Në një postim Agjencia për Media dhe Informim paraqet “disa fakte mbi marrëveshjen për menaxhimin e fluksit të migrantëve të parregullt”:
Disa fakte mbi marrëveshjen me Italinë:
Sipas Nenit 3, Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.
Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qendrimin e migrantëve.
Sakaq, Neni 4 garanton kufirin maksimal, jo më shumë se 3000 persona të strehuar në të njëjtën kohë.
Sipas Nenit 6, Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare,
Neni 9 garanton: Afati maksimal i qendrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për proceduart e azilit/ mbrojtes.
Në përfundim të proceduarave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimnin e migrantëve nga Shqipëria.
p.k\dita