Një mega-operacion ndërkombëtar është kryer nga policia britanike me 79 kg drogë e plot 3.6 mln paund të sekuestruara.
Autoritetet britanike, shkruan Daily Mail, zbuluan një shërbim global të koduar të komunikimit të përdorur ekskluzivisht nga kriminelët për të kryer biznesin e tyre.
Ajo çfarë zbuloi policia është se ishin 60,000 përdorues jashtë shtetit dhe 10,000 në Britani të Madhe.
Ata përdornin EncroChat, një shërbim i sigurt i mesazheve në telefon celular, i cili përdoret nga kriminelët për të koordinuar dhe planifikuar shpërndarjen e mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe komplote për të vrarë kriminelët rivalë.
Rreth dy muaj më parë, pas shkëmbimit të informacionit ndërkombëtar, një ekip ndërkombëtar për zbatimin e ligjit i përbërë nga oficerë në Francë dhe Holandë goditi kriptimin e kompanisë.
Nga operacioni i gjerë në tre vendet janë bërë 746 arrestime dhe janë kapur 54 milion paund para kriminale, 77 armë zjarri dhe më shumë se dy ton drogë të sekuestruara.
Burimi: top-channel.tv