Mediat italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP

0
Gjigandi

Prestigjiozja italiane “La Repubblica” shkruan për një mision provokues të Rusisë në Kanalin e Otrantos, ku janë përqendruar linjat që transportojnë gaz, energji dhe trafik interneti mes Italisë dhe Ballkanit.

Sipas “La Repubblica”, anija e spiunazhit të Rusisë ka qëndruar në kanalin e Otrantos, jo shumë larg Shqipërisë, për rreth dy orë.

Gazeta italiane thekson se bëhet fjalë për “Akademik Pashin”, që lundroi pikërisht në një pikë delikate ku gjenden tubacionet e gazsjellësit TAP.

Kjo linjë konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike dhe një zëvendësim i burimeve pas ndërprerjes së gazit rus për Europën. “La Repubblica” shkruan se anija ruse e spiunazhit kishte ndaluar fillimisht në një linjë nënujore interneti që kalonte nga Bari për në brigjet greke.

Ndërsa tensioni për autoritetet e Romës kishte nisur kur ajo kaloi dhe qëndroi në tubacionin TAP, pasi i druheshin një skenari të ngjashëm ne gazsjellësit Nord Stream, të cilët u dëmtuan me lëndë plasëse.

RonaTyra

Vendet e NATO-s i druhen një hakmarrje të Putinit për shkak të sanksioneve, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që e gjitha të jetë një luftë psikologjike e Rusisë.

Anija e spiunazhit është 130 metra e gjatë dhe që prej 24 gushtit po lundron në Mesdhe, në ujërat ndërkombëtare.

“La Repubblica” thekson se një tjetër njësi ushtarake ruse në Adriatik po sfidon një aeroplanmbajtëse amerikane dhe eskortën që e shoqëron.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu