Vrau gruan me çekiç në sy të fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm muratori Gëzim Alla

0
Gjigandi

Drejtësia italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm muratorin shqiptar Gëzim Alla, i cili kreu një krim makabër në prill të vitit 2021, duke  goditur disa herë me çekiç bashkëshorten e tij, Dorina Alla.

Dënimi u dha nga Gjykata e Assizes në Viçenza, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave italiane, krimi i tmerrshëm ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre.

Autori kur rrëfeu ngjarjen tha se e vrau 38-vjeçaren pasi kishte marrë disa fraza ofenduese nga gruas së tij, e cila gjithashtu sipas tij e kishte pështyrë në fytyrë. Pas ngjarjes së rëndë, Alla telefonoi policinë dhe pranoi krimin duke u vetëdorëzuar.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët kanë parë ngjarjen makabre dhe janë tmerruar. Prej vitti 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa autori i vrasjes punonte si murator.

RonaTyra

Fëmijët minorenë janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

Sakaq, gjykata gjithashtu e dënoi Allën edhe me dëmshpërblim pasuror dhe jomaterial, me një shumë të përkohshme të menjëhershme prej 100,000 euro për çdo fëmijë, si dhe urdhëroi konfiskimin e përgjegjësisë prindërore.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu