Mediat e huaja “jehonë” shqiptarit / I kërkon falje Britanisë pasi u kap duke kultivuar kanabis

0
Gjigandi

Gjykata në Britaninë e Madhe shpalli fajtor 22-vjeçarin Xhesi Hajdari, për përfshirje në kultivimin e kanabisit. I riu u arrestua më 7 nëntor të këtij viti, kur policia po kryente kontrolle në banesën e kthyer në “shtëpi” të rritjes dhe përpunimit të lëndëve narkotike. Në tentativë për tu arratisur, Hajdari ka rënë nga çatia e ndërtesës dhe kjo ka bërë të mundur kapjen e tij. Policia gjeti 150 bimë kanabisi me një vlerë rreth 100 mijë paund në banesë.

I riu u dënua me 7 muaj burg nga gjykata britanike.

“I kërkoj falje Britanisë dhe gjykatës” – është shprehur ai në sallën e gjyqit sipas mediave britanike. Ai ka treguar gjithashtu se ka mbërritur në Britani për të punuar në sektorin e ndërtimin, por dy shqiptarë të tjerë që ka takuar atje e kanë dërguar të “rrisë bimët”.

Avokati i tij mbrojtës Simon Williams tha se i riu kishte rënë pre e manipulimit dhe se në Shqipëri ka patur një jetë të vështirë, për shkak të gjakmarrjes. Sipas tij, Hajdarit i duhej të ndihmonte motrën dhe nënën e tij, të mbetura vetëm pasi babai dhe vëllai i tij ishin larguar nga vendi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu