“Më kërcënojnë”: Rrëfimi i 30-vjeçares që përndiqet pasi denoncoi abuzuesit

0
Gjigandi

Kjo është një 30-vjeçare me një histori të trishtë. Që në fillim të adoleshencës ajo ra pre e abuzimit seksual e vite më vonë të shfrytëzimit si punonjëse seksi. Pas 5 vitesh gjeti forcën për të denoncuar tutorët e saj. Pas qëndrimit gati 1 vjeçar në qendrën e specializuar për viktimat e trafikimit në Linëz, 30-vjeçarja, e cila tashmë është bërë nënë, doli nga qendra për t’u riintegruar në shoqëri. Por, vuajtjet për të nuk kishin përfunduar.

Të afërm të personave që falë dëshmisë së saj janë në pranga e përndjekin dhe e kërcënojnë duke i thënë se sërish do ta trafikojnë. Në këto mesazhe kërcënuese nuk kursehet as fëmija vetëm pak muajsh.

Kam frikë të dal të punoj për të mbajtur veten dhe fëmijën. Më shkruajnë se e dinë ku jetoj. Më shkruajnë se do më trafikojnë dhe do më shesin organet. Duan të hakmerren se i kam futur në burg. Më kërcënojnë me fëmijën”- tha ajo.

E ndihmuar nga Top Channel 30-vjeçarja u paraqit në komisariatin nr. 3 në kryeqytet ku denoncoi kërcënimet që kishte marrë në rrjetet sociale. Përveç mbrojtjes nga Policia ajo ka një tjetër apel. “Kërkoj ndihmë nga Bashkia Tiranë, të më fusë edhe një herë në qendër. Dua që fëmija të mos ketë fatin tim. Dua të rritet si fëmijë i barabartë me fëmijët e tjerë”– u shpreh e reja.

Institucionet janë e vetmja shpresë për të renë, e cila është një nënë e vetme dhe e rritur jetime. Babai nuk i jeton më ndërsa e ëma e ka mohuar që në vogëli.

 

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu