Me gomone drejt Anglisë/ 11 emigrantë shqiptarë kthehen në shtëpi pasi refuzuan të kërkonin azil

0
Gjigandi

Një grup emigrantësh shqiptarë që u nisën drejt Britanisë së Madhe me gomone janë larguar menjëherë nga vendi vetëm disa ditë pasi kaluan Kanalin.

Home Office konfirmoi se 11 shqiptarët u dërguan në shtëpi me një avion çarter javën e kaluar si pjesë e një skeme pilot për trajtimin e emigrantëve ilegalë. Kur emigrantët mbërritën nga Franca veriore në fillim të këtij muaji, ata u dërguan në një ish-bazë ajrore në Manston, Kent, e cila po përdoret për të trajtuar çështjet e emigrantëve që kalojnë Kanalin.

Ata refuzuan të kërkonin azil dhe, si rezultat, u tha nga oficerët e imigracionit se ata duhet të largoheshin nga vendi menjëherë.

Të 11-të u dërguan në aeroportin Stansted, ku hipën në një fluturim çarter për në Tiranë, thanë burimet për Daily Mail. Ky zhvilim që mund të shënojë një përparim të madh në trajtimin e krizës së emigrantëve erdhi shtatë javë pasi ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel siguroi një marrëveshje me Shqipërinë për një skemë të ‘largimit të shpejtë’. Edhe pse ky projekt ende nuk është ratifikuar përfundimisht, besohet se ripërtëritja e bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës luajti një rol në largimin e 11 shqiptarëve. Numri i shqiptarëve që mbërritën përtej Kanalit u rrit në fillim të verës. Tani ata përbëjnë 60% të të ardhurve nga Franca veriore, ndërsa në total, rreth 37,000 emigrantë me varka të vogla kanë arritur në tokën britanike që nga fillimi i vitit ku të paktën 10,000 prej tyre besohet të jenë shqiptarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu