Mbyllen fasoneritë, call center-at, qendrat tregtare, jo ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë

0
Gjigandi

Në një dalje për mediat kryeministri Edi Rama ka dhënë shpjegime të reja për masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai u shpreh se nga nesër do të mbyllen fasoneritë dhe kompanitë call center.

Gjithashtu Rama tha se do të mbyllen edhe qendrat tregtare, por jo ushqimoret dhe farmacitë që janë në brendësi të tyre.

“Lidhur me pyetjet që janë bërë dhe sqarime që janë të nevojshme. Nesër edhe fasonet edhe call center-at do ta kenë të ndaluara të qarkullojnë punonjësit e tyre. Nesër janë të mbyllura. Njëkohësisht nga java tjetër do të fillojnë inspektimet. Kush janë me inspektime të thjeshta atëhere do të bien në shpatullat e këtyer sipërmarrjeve. Duhet të garantojnë nga shteti para për shkak të mbylljes.

Duhet të zbatojnë rregullat të këtij momenti, dhe mosvënies në jetë të këshillave të dhëna dhe kjo është një papërgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet por të ndëshkohet.

RonaTyra

As në Itali nuk është ndaluar aktiviteti prodhues. Në asnjë vend. Dhe ja çfarë thotë fjalë për fjalë edhe qarkorja më e fundit e qeverisë italiane lidhur me fabrikat, kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjedise prodhimi.

Të garantohet maksimalisht puna në shtëpi apo në distancë, pra ajo punë që mund të kryehet në internet apo ajo pjesë që fasonët mund ta bëjnë nga shtëpia.

Të pezullohen të gjitha aktivitetet e departamentit të cilat mund të mbyllen.

Të merren masat kundër infektimit dhe kur nuk është e mundur të garantohet distanca 1 metër atëhere të bëhen shkurtime.

Dhe të dezinfektohen vendet e punës. Nuk bëhet fjala për gjëra të jashtëzakonshme.

Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë, se këtu bëhen spekulime por kjo nuk do të thotë që do të bëjmë një ndarje klasash apo trajtim diskriminues ndaj atyre që punojnë call center apo fasone.

E pamundur të funksionojë sistemi i sigurisë në një sistem hierarkik, aty ku ka një shef, një strukturë, një numër punonjësish. Nuk infektohemi dhe nuk bëhemui përçues të virusit nga fakti që jemi të detyruar të jemi së bashku.

Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distanca është më e mira.

Ka një pyetje për qendrat tregtare. Do të pezullohen të gjitha aktivitetet në qendra tregtare do të pezullohen, veç atyre që nuk janë të lidhura me ushqimet dhe farmacitë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu