Në një intervistë me “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Sassuolos, Martin Erlic, i angazhuar në Kupën e Botës së Katarit javët e fundit me Kroacinë e tij, foli për forcën e grupit, por edhe lojtarët individualë:
“Këto fjalë tingëllojnë si klishe, por ne jemi vërtet grup i mrekullueshëm. Thjesht duhet të shikoni një seancë stërvitore për ta kuptuar këtë. Ne jemi të gjithë më të fortë se në ndeshje, japim gjithçka.
Titullarët janë në krye të grupit, pastaj nëse dikush vjen nga pankina, është shumë gati. Kundër Brazilit u tregua qartë kjo gjë. Lojtarët më me përvojë si Modric, Brozovic, Kovacic dhe Lovren i tërheqin të rinjtë, përzierja e grupit është perfekte”.
Futbollisti kroat shton mbi fuqinë e grupit: “Kombëtarja ka një lidhje të fortë me tokën dhe popullin tonë, një ndjenjë e pabesueshme përkatësie që na është transmetuar nga gjyshërit tanë.
Flamuri është i shenjtë për ne, kur himni tingëllon, emocioni bëhet shumë i fortë. Lufta ka lënë gjurmë të thella dhe na ka dhënë aq shumë forcë për ta përballuar jetën. Jemi pak, por jemi të bashkuar”.
Një pasazh edhe për Luka Modric: “Trajneri Dalic na kishte lënë një ditë pushim, por ne spontanisht u takuam në palestër. Është mentaliteti që na ka sjellë këtu. Kush shkoi i pari në palestër dhe ndezi dritën për të gjithë? Modriç.
Kur flas për të mbushem me krenari, kam parasysh atë që përfaqëson dhe mënyrën se si sillet me të rinjtë. Ai meriton ta mbyllë eksperiencën me kombëtaren me titullin e kampionit të botës”.