Mbi 10 mijë viktima! Guterres: Gaza po kthehet në një varrezë fëmijësh

0
Gjigandi

Zhvillime të reja nga lufta Izrael-Plaestinë.

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ka tejkaluar 10,000.

Ushtria izraelite thotë se tani po përparon drejt qytetit të Gazës pasi forcat e saj e ndanë enklavën në dysh duke arritur në brigjet e Mesdheut.

Po ashtu Izraeli njofton se ka hapur një dritare evakuimi katër-orësh për civilët të dielën.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua sot me ministrin e jashtëm të Turqisë në ndalesën e fundit të një udhëtimi të stuhishëm diplomaci në Lindjen e Mesme.

RonaTyra

Ditët e fundit, ai u takua me zyrtarë izraelitë në Tel Aviv, diskutoi dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe u takua me liderët kryesorë rajonalë rreth thirrjeve në rritje për një armëpushim.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se Gaza po bëhet një varrezë për fëmijët dhe përkeqësimi i kushteve në enklavë e bën nevojën për një armëpushim humanitar më urgjente.

“Makthi në Gaza është më shumë se një krizë humanitare. Është një krizë e njerëzimit”, u tha Sekretari i Përgjithshëm gazetarëve në OKB në Nju Jork.

Guterres njoftoi se OKB-ja dhe partnerët e saj po nisin një apel humanitar prej 1.2 miliardë dollarësh për të ndihmuar të gjithë popullsinë e Gazës, Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor.

“Katastrofa që po shpaloset e bën nevojën për një armëpushim humanitar më urgjente çdo orë që kalon. Palët në konflikt – dhe, në të vërtetë, komuniteti ndërkombëtar – përballen me një përgjegjësi të menjëhershme dhe themelore: të ndalojnë këtë vuajtje kolektive çnjerëzore dhe të zgjerojnë në mënyrë dramatike ndihmën humanitare për Gazën”, tha Guterres.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu