​Mbështetja për patatet 118 %, për kulturat perimtare rreth 85%

0
​Mbështetja për patatet 118 %, për kulturat perimtare rreth 85%
Gjigandi

Kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118%, përfshirë këtu edhe subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror. Kurse, kulturat e tjera perimtare kanë një rritje të mbështetjes prej rreth 85%.

Kështu thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë, pas vizitës që ministri Faton Peci i bëri fermerit Sinan Behrami nga fshati Novolan i komunës së Vushtrrisë, ku përcolli nga afër realizimin e mbjelljes së 18 hektarëve me patate.

Ministri Faton Peci u njoh nga afër me gjithë procesin hap pas hapi duke parë kështu se si një familje e tërë i përkushtohet aktivitetit të mbjelljes së parcelës së tyre me këtë kulturë bujqësore.

“E gjithë familja Behrami duhet të shihen si shembull i një familje të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër”,

u shpreh ministri Peci.

RonaTyra

Gjithashtu, ministri Peci e siguroi Behrami se politikat e MBPZhR-së gjithmonë do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu