Konfirmohet rasti i parë në Greqi me koronavirus , një 23-vjeçare që kishte qenë në Itali.
Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe në shtëpi kishte shfaqur shenjat e gripit. Pasi kërkoi ndihmë mjekësore në spital asaj i janë bërë analizat të cilat konfirmuan praninë e koronavirusit. Familja e saj është future në karantinë por po kërkohen edhe persona të tjerë që ka takuar. Sic raporton kolegu ynë Aleksandër Marku nga Selaniku, 23 vjecarja është izoluar në spital, ndërsa është shpallur alarmi e po merren masa pas mbëritjes së virusit, për shkak se pritet që në ditët e ardhshme të shtohet numuri i të prekurve për shkak se Greqia dhe Italia kanë fluks shumë të lartë të shkëmbimeve njerezore.