Mbërrijnë në Ukrainë armët e SHBA/ Kjo është ngarkesa e dytë, SHBA ndihmon Ukrainën me 200 milionë dollarë për sigurinë

0
Gjigandi

Një dërgesë e dytë pajisjesh e municionesh për ushtrinë e Ukrainës ka mbërritur në aeroportin e Kievit nga SHBA, në një kohë tensionesh mes Rusisë dhe Perëndimit.

Dërgesa është pjesë e paketës prej 200 milionë dollarë që do dërgohet në Ukrainë nga presidenti amerikan Joe Biden. Shtetet e Bashkuara kane vendosur gjithashtu mijëra trupa në gatishmëri që ndodhen në këtë rajon dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse do të jetë e nevojshme.

Në një takim online të Biden me krerët e Komisionit Europian e NATO-s, tha se do të vazhdojnë diskutimet e diplomacisë, “por dhe përpjekjet ushtarake për parandalimin e luftës ”. Pjesë e diskutimeve ishte forcimi i sigurisë në krahun lindor të NATO-s” çka është kundërshtuar ashpër nga Rusia.

Dërgesa të mëparshme amerikane për Kievin përfshinte anti-tank, municione dhe korveta detare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu