Masakroi me thikë bashkëjetuesen, Ramis Mici në sallën e gjyqit: Më siguroni avokat, nuk kam lekë

0
Gjigandi

Ramis Mici do të njihet sot me masën e sigurisë pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës.

I ndodhur në sallën e gjyqit, Mici është pyetur për gjeneralitetet dhe datën e lindjes, po ky i fundit është shprehur se nuk i mban mend. Burime për median bëjnë me dije 37-vjeçar ka kërkuar avokat mbrojtës nga shteti pasi ka pohuar se nuk ka lekë për të paguar një të tillë..

Sakaq ka pohuar se ka qenë i dënuar më herët për veprën penale “Dhunë në familje”.

Elezi la pas dy fëmije nga martesa e mëparshme. Viktima ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë. Mici ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu