Në zgjedhjet e 14 majit 2023 në krye të Bashkisë Librazhd u zgjodh Mariglen Disha i zgjedhur me shumicë të frikshme votash, duke tejkaluar edhe rekordet e paraardhësit Kastriot Gurra.
Votimi tregoi lidhjet dhe fuqinë financiarë të kandidatit fitues Mariglen Disha. Por duke u zgjedhur në krye të Bashkisë, Mariglen Disha automatikisht është bërë subjekt i SPAK. Mariglen Disha nuk është zgjedhur rastësisht në krye të kësaj bashkie, edhe përse modeste në krahasim me Bashkinë e Elbasanit aty ku fillimisht Mariglen Disha loboi për tu zgjedhur kryetar.
Z. Disha ka qenë koka e Aluiznit fillimisht në Korçë, më pas në Elbasan dhe së fundmi shpërthimin e pati në krye te legalizimeve në Tiranë.
Dihet dhe është pohuar edhe nga vetë kryeministri që sektori i legalizimeve është sektori më i madh i korrupsionit sot për sot në Shqipëri. Mariglen Disha posedon një pasuri me vlerë miliona euro të deklaruar si dhe një pasuri me vlerë disa milionë euro, të fshehur në emra të tjerë dhe marifete me pronësinë ku përfshihen prona, automjete luksoze, disa vila, dhjetëra apartamente, hotele në periferi të Tiranës, restorante, bare dhe aksione në disa kompani (kamufluar me emra të ndryshëm).
Në vijim do zbulojmë me fakte dëshmi dhe informacione të detajuara pasuritë e deklaruara dhe të fshehura të kryetarit të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha por edhe historitë korruptive dhe rozë që ka pasur me drejtoreshën e sektorit ku vetë ishte drejtor në krye të Aluiznit të Tiranës.
-Vijon-/Abc24.al