Maliq/ ‘Tapë në timon’, shoferi aksidenton një 38-vjeçar

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Maliq, pasi ka aksidentuar një qytetar, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi me iniciale M.R., akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. R., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas në fshatin Pojan, Maliq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Pojan. Më pas duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor, me dëme materiale. Shtetasi M. R. është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit dhe është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Drithas. Nga verifikimet e kryera rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se kanosi shtetasin E. M.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu