A është një rastësi që nga Pele te Maradona, nga Platini te Ziko, nga Totti te Zidan,nga Del Piero tek Ronaldinjo…të gjitha legjendat e futbollit spektakolar kanë mbajtur fanellën me numër 10?
Përgjigjja është “jo”, sepse kjo fanellë ka diçka magjike.
Një fanellë që ka qenë gjithmonë mbi supet e njerëzve që kishin diçka më shumë se të tjerët. Një fanellë e veçantë. Merrni rastin e Maradonës.
Që kur Diego Armando ka lënë futbollin, si te Napoli, ashtu edhe te kombëtarja argjentinase, asnjë tjetër nuk mund ta veshë fanellën me numrin 10. E gabuar? Për disa aspekte, ky është një numër i paprekshëm. Pasi e ke mbajtur një herë, është e vështirë, ose gati e pamundur të bësh më pa të.
Shpeshherë ai që e ka në klubin e tij synon ta mbajë edhe në kombëtare. Në klub, ai mund të luajë edhe me një fanellë të zakontë, por kur bëhet fjalë për numrin 10 në kombëtare, atëherë konkurrenca bëhet edhe më e madhe, pasi “magjia” ka arritur kulmin. Zlatan Ibrahimoviç, për shembull, është “dorëzuar” te Juventuesi në dëm të Del Pieros, por te kombëtarja suedeze i ka gjërat e qarta: numri 10 i përket atij.
Duke i hedhur një sy listës së futbollistëve të grumbulluar për në botëror, dallojmë se si disa futbollistë e kanë mjaft të vështirë të ndahen nga numri 10. Për të luajtur me këtë numër, duhet të kesh karakteristika të veçanta.
Në Angli, ku vlen edhe më pak “fiksimi” i numrit 10, Sven Goran Erikson ia ka besuar këtë fanellë Majkëll Ouenit. Një ish-“Top i artë”, sa për të kujtuar aftësitë e 25-vjeçarit. Numri 10 i Italisë është edhe numri 10 i Romës, kapiteni Françesko Toti.
Janë të shumtë ata që mendojnë se fantazisti është futbollisti më i mirë italian i momentit. Kjo fanellë mund të ishte edhe e tij, por Alesando del Piero, duke ditur rolin e tij si sulmues, është “kënaqur” edhe me numrin 7.
Zinedin Zidan, i cili pas kampionatit botëror do t’i japë lamtumirën futbollit, ka pranuar pesën te Realin, por te Franca do të luajë me numrin 10.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe…asnjë nuk mund t’ia merrte këtë numër “të madhit” Zizu, as “i jashtëzakonshmi” Henri.
Te Brazili, Ronaldinjo i ka shuar dyshimet prej katër vitesh. Numri 10 i përket vetëm atij. Prej dy vitesh, “Dinjo” është numri 1 i planetit. Adriano ka pranuar shtatën.
Ndërkohë, një interist që do të mbajë numrin 10 në botëror, është serbi Dejan Stankoviç. Më pas, me radhë skuadrat e tjera. Spanja me Rejesin, Gjermania me Balakun, Holanda me Van Der Vartin dhe Çekia me Roziçkin, “magjia” e numrit 10 ka goditur kudo. ”
Simbolika e numrit 10
Simbol i harmonise ne materie – 4 + 6.
Perrfaqeson Krijuesin dhe krijimin, 3 + 7, Triniteti i manifestuar ne univers.
Per Pitagoren, 10 ishte simbol i gjithesise dhe gjithashtu shpreh shumen e njohurive te njeriut.
Shuma e 5 + 5, pra numri 10 perfaqeson te kundertat e dy drejtimeve aktuale te vetedijes: njera ne ngritje dhe tjetra ne zbritje.
Sipas H.P. Blavatsky, 1 i ndjekur nga 0 tregon kolonen dhe rrethin, dmth meshkullin dhe femren, dhe ky simbol i referohet natyres hermafrodite te Zotit qe eshte edhe mashkull edhe femer.
Zero ne forme te nje rrethi eshte nje simbol i unitetit, duke kompletuar keshtu kuptimin e numrit 1 per te treguar se numri 10 permban te gjitha numrat e meparshem, si nje teresi qe permban pjeset e saj.
Perfaqeson çiftin e pare, martesen : 1 = mashkulli, 0 veza e fekonduar nga 1.
10 na jep imazhin e nje regresi shpirteror, sepse martesa eshte si pasoje e renies se njeriut.
10 konsiderohet si me i persosur i numrave, sepse ai permban njesine qe beri çdo gje, dhe zeron, simbol i materies dhe kaosit, nga cila te gjitha dolen, keshtu qe figura e tij kupton krijimin dhe pakrijimin, fillimin dhe fundin, pushtetin dhe forcen, jeten dhe mosqenien.
Paraqet zbulesen dhe Ligjin Hyjnor.
Te Maya, 10 perfaqeson fundin e nje cikli dhe fillimin e nje tjetri, eshte konsideruar si numer i jetes dhe vdekjes.
Hinduset atij i jepin nje fuqi magjike.
Ne Kine, kryqi paraqet numrin 10 – si total i te gjithe numrave.
Te masoneria 10 nenkupton bashkimin dhe vullnetin e mire qe shprehet duke i bashkuar duart.
Numri 10 ne Bibel
Fryma e Shenjte zbriti mbi Apostujt dhjete dite pas Ngjitjes se Jezusit.
Dhjete njerez te ringjallur ne Bibel.
Dhjete lebroze u sheruan nga Jezusi. (Luka 17:11)
I thirri dhjete sherbetoret e vet, u dha dhjete mina…(Luka 19,13)
Dhjete briret e bishes se Apokalipsit me dhjete kurora per secilin nga briret. (Zbulesa 13:01)
Dhjete fuqite e pafuqishme kunder dashurise se Perendise. (Rom 8,38)
Dhjete veset te cilat perjashtohen nga mbreteria e Perendise. (1 Korintasve 06:10)
Boazi i mori dhjete deshmitare gjate marteses me Ruth. (Rt 4.2)
Perendia sprapsi dhjete shkallare hijen qe per efekt te diellit eshte zgjatur mbi shkallaret e Ashazit. (Is 38,1-8)
Dhjete plaget e Egjiptit derguar nga Zoti me ane te Moisiut, sipas Bibles: uji u kthye ne gjak, bretkosa, mushkonja, miza te medha, murtaj ne kafshe, shperthimi i ulceres dhe tumoreve, bresher dhe bubullima, karkaleca, erresire per tre dite, ne fund vdekja e te sapo lindureve ne çdo familje egjiptiane. (Ex 7-11)
Dhjete Urdheresat e Perendise dhene Moisiut. (Ex 20.1)
Dhjete brezat nga Adami deri te Noe. (Gen 5)