Lumi B ironizon Elvana Gjatën! Çfarë ka ndodhur mes kolegëve?

0
Gjigandi

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por raporti mes Elvana Gjatës dhe Lumi B nuk është më si më parë. Madje, reperi nuk ngurron as ta ironizojë artisten.

Prej kohësh është vënë re se dyshja nuk ndiqen më në Instagram, gjë që në epokën e mediave sociale ku po jetojmë përkthehet -zakonisht- në krisje marrëdhëniesh. E diçka të tillë ka lënë të nënkuptohet edhe Lumi.

I ftuar në “Zemër Luana”, reperi u pyes se “Nëse je në kafe me Elvana Gjatën dhe jeni duke pirë makiato, do sqaroheni se të ka bërë unfollow?”.

Fillimisht ai tentoi t’i shmangej pyetjes por më pas tha se nuk e ka follow se Elvana është “divaaaa”, gjë që ishte një ironi prej tij.

Theksojmë se dyshja kanë bashkëpunuar në 2014 për këngën ‘Disco’. Në atë periudhë Lumi ishte pjesë e grupit “Kaos”.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu