Në një bisedë me Kiarën, Luizi i thotë të dua shumë për zotin që ta dish.
Realisht të ndjej shumë nuk di ta gjej një fjalë është më e madhe se ndjenjë. Nga ana tjetër Kiara ka mbështjellë fytyrën me duar. Luizi i thotë po hiqi duart.
Kiara: Kam turp nuk i heq.
Luizi: Po hiqi se nuk flas me maska.
Raporti mes Kiarës dhe Luizit duket se dita-ditës po fillon të përmirësohet. Që pas situatës ku Luizi gënjeu në lidhje me sëmundjen e tij, këngëtari ka bërë çmos që te fitojë sërish besimin e Kiarës.
Së fundmi dyshja kanë diskutuar dhe kanë qeshur së bashku në dhomën e gjumit deri në orët e vona.
Teksa bisedonin moderatorja i tha Luizit se pa të shtëpia nuk do të kishte kuptim, ndërsa këngëtari i kërkoi që ajo të ketë besim tek ai.
Kiara: Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do kishte kuptim dhe këtë nuk ta them për të bërë qejfin. Ke shumë humor, se mbaj dot të qeshurën.
Luizi: Veç ki besim te unë, kaq po them!