Alarmi për përmbytje, Emergjencat: Shkodra dhe Kukësi më të rrezikuara

0
Gjigandi

Ditën e mërkurë Shqipëria pritet të përfshihet nga mot me reshje të dendura shiu, ccka rikthejnë alarmin për përmbytjet.

Në një intervistë televizive në Euroneës, drejtori i Gatishmërisë Emergjente, Robert Hysenllari u shpreh se Shkodra dhe Kukësi janë 2 prej qarqeve më të rrezikuara.

“Reshjet më të forta të shiut do jenë në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Më pas për nga intensiteti renditen Dibra dhe Lezha.  Si pasojë, pritet të ketë një rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, konkretisht në Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë.

Parashikohet që mund të shkaktohet përmbytje nga lumi Drin dhe Buna,” – u shpreh Hysenllari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu