Vëllai i madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, teksa vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë. Megjithatë kjo ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit. Duket se këngëtari nuk e ka duruar dot injorimi ne moderatores dhe i ka bërë presion që ajo ta prishë lojën.
Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty. Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo t’i fliste.
clown shit o allah #bbvipal pic.twitter.com/izL16yGerW
— turiste me abonim (@bbylon563) February 27, 2023
Kiara ka shpërthyer në lot, ndërsa pasi ka prishur lojën, i ka thënë Luizit “Si nuk të vjen zor” dhe më pas është larguar.
Disgusting and to imagine is the person he loves #bbvipal pic.twitter.com/2ucvJYYaos
— K (@piecesofrina) February 27, 2023