Lufta në Gaza/ Borrell bën thirrje për një “pauzë humanitare”

0
Gjigandi

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje sot për një “pauzë humanitare” në luftimet në Gaza në mënyrë që të lejohet aksesi i Kryqit të Kuq si hapi i parë për lirimin e pengjeve.

Duke folur në një takim të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve të BE-së në Bruksel, shefi i politikës së jashtme të BE-së argumentoi se BE-ja duhet të punojë drejt një “pauze humanitare” në Rripin e Gazës, jo vetëm për pengjet, por edhe për një “rritje masive të ndihmës humanitare” dhe për evakuimin e shtetasve të vendeve të treta.

Quajeni zgjidhje humanitare, quani armëpushim, dritare, çfarëdo që dëshironi, por ne kemi nevojë për reduktim të dhunës dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe humanitar”, theksoi Borrell. Ai shtoi gjithashtu se është e nevojshme të ruhen kanalet e komunikimit me Izraelin, Autoritetin Palestinez, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, SHBA-në dhe OKB-në.

Në vijim, Borrell theksoi se BE-ja duhet të qëndrojë në një pozicion vendimtar dhe të balancuar dhe të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur futjen e konfliktit në Lindjen e Mesme brenda Evropës. “Vetëm në Francë që nga 7 tetori janë regjistruar 1000 akte antisemite. Ne duhet ta luftojmë këtë. Ndjenjat antisemite dhe anti-muslimane janë krejtësisht të papranueshme”, theksoi ai.

Së fundi, Borrell iu referua nevojës për një zgjidhje përfundimtare të Lindjes së Mesme dhe një zgjidhje me dy shteteve “sado e paarritshme të duket kjo sot”.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu