LUFTA: Dy mijë viktima, goditet shtëpia e komandantit të Hamasit, SHBA dërgon avionin e parë me armatime

0
Palestinians inspect damages in the aftermath of Israeli strikes, following a Hamas surprise attack, at Beach refugee camp, in Gaza City, October 9, 2023. REUTERS/Mohammed Salem
Gjigandi

Sot është dita e pestë e konfliktit mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit.

Disa nga anëtarët e familjes së Deifit, komandantit të Hamasit u vranë, përfshirë vëllain e tij. Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë goditur mbi 200 objektiva në lagjen Al Furkan të Rripit të Gazës dhe një nga objektivat ishte shtëpia e babait të shefit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

Disa nga anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë babanë, vëllain dhe fëmijët e tij u vranë në Khan Yunis, thuhet sipas mediave arabe. Deif mori një diplomë në shkencë nga Universiteti Islamik në Gaza, ku studioi fizikë, kimi dhe biologji.

Komisioni i Kombeve të Bashkuara njoftoi se tashmë ka “prova të qarta” të krimeve të luftës të kryera nga të dyja palët në konflikt gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës , si dhe në Izrael, duke përfshirë vrasjen e civilëve.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 2000 kanë humbur jetën nga konfliktet.

RonaTyra

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se SHBA-ja po shton ndihmën ushtarake për Izraelin në mënyrë që të forcojë sistemin e mbrojtjes ajrore “Iron Dome”.

Tashmë ka arritur avioni i parë me municione amerikane.

Gjatë natës, sulmet ajrore izraelite në Gaza goditën shtëpinë e një të afërmi të komandantit ushtarak të grupit palestinez Hamas, Muhamed Deif, duke lënë të vrarë fëmijët dhe të afërmit e tij.

OKB-ja paralajmëroi se rrethimi i plotë i Gazës, i shpallur nga Galan, është i ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu