VIDEO: Një person qëllon me sëpatë një tjetër, policia e neutralizon me elektroshok

0
Gjigandi

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në zonën e Ilford në Londrën lindore, ku një person goditi me sëpatë një person tjetër.

Pamjet e publikuara nga “The Sun”, tregojnë të gjithë momentin ku një person i paidentifikuar, qëllon një tjetër me sëpatë.

Fatmirësisht, personi i goditur nuk pësoi lëndime. Ndërsa disa persona të tjerë kanë ndaluar agresorin për të mos e qëlluar më.

Në zonë ishin dhe disa efektivë policie, ku njëri prej tyre e neutralizoi autorin me elektroshok.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes tyre, teksa policia vijon hetimet.

RonaTyra
a.m/dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu