“Lufta dhe efekti në ekonominë tonë”, flet bankieri Bledar Shella

0
“Lufta dhe efekti në ekonominë tonë”, flet bankieri Bledar Shella
Gjigandi

Ende pa u shuar mirë efektet pandemisë, konflikti i ri mes Rusisë dhe Ukrainës mund të trazojë tregjet, duke sjellë një dallgë të re çmimesh për disa produkte bazë. Bankieri, Bledar Shella, kryetar i Shoqatës së Bankave, i ftuar në emisionin “E-ZONË” analizoi disa nga efektet që mund të ketë ekonomia jonë në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm të luftës. Sipas Shellës, këto do të jenë ndikimet direkte dhe indirekte në vendin tonë.

“Ndikim direkt do të jetë për sa i përket drithërave, pasi ne importojmë një sasi të konsiderueshme nga Rusia dhe Ukraina, ndërkohë që ndikime indirekte do të ketë për sa i përket rritjes së çmimit të naftës.

Një efekt do të vijë nga një rënie e mundshme në eurozonë, me të cilën kemi tregti të konsiderueshme, e cila do të japë ndikim në rënien e ritmit të rritjes ekonomike.

Në këtë moment ky është skenari kryesor. Nëse lufta do të jetë më intensive sesa aktualisht, atëherë mund të pritet që mund të ketë një recesion në eurozonë që do të japë pasojat e veta në Shqipëri, duke filluar nga ulja e remitancave, ulja e eksporteve. Gjithsesi, për aq infomacion sa kemi, deri tani efekti do të jetë minimal

“, u shpreh Bledar Shella.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu