Lojëra fati në lokal, arrestohen 5 persona në Tiranë

0
Gjigandi

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi ushtronin lojëra fati në lokal.

Shtetasit me iniciale A. N., 33 vjeç, L. M., 55 vjeç, A. K., 29 vjeç, A. A., 38 vjeç dhe S. R., 27 vjeç akuzohen për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Uniformat blu kanë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e paaligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.

RonaTyra

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Table”.

Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e lojërave të fatit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Prush, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Table”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. N., 33 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;

– L. M., 55 vjeç, A. K., 29 vjeç, A. A., 38 vjeç dhe S. R., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë konstatuar një tavolinë të përshtatur për lojëra fati. Në ambientet e lokalit janë konstatuar edhe shtetasit L. M., A. K., A. A. dhe S. R., duke luajtur lojëra fati, me anë të zareve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu