Lewandowski: Do të doja të luaja me Messin, ai do ta fitojë ‘Topin e Artë’ të radhës

0
Gjigandi

I teti “Top i Artë” së shpejti do të jetë në vitrinën e Lionel Messit. Të paktën ky duket të jetë parashikimi i bërë për “Mundo Deportivo” nga Robert Lewandowski. Qendërsulmuesi polak, tashmë te Barcelona, ka folur në mediat spanjolle për tema të ndryshme, përfshirë “La Pulce”, por edhe të ardhmen e tij.

Për “Topin e Artë”: “Leo është favoriti. Sigurisht, mund të ketë ndonjë lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub (Mbappé), por ka vetëm një Kupë Bote që vendos se kush do ta fitojë këtë edicion dhe Messi është sigurisht në ‘pole position’.

A do të doja të luaja me Messin në një skuadër para se të pensionohem? (buzëqesh) Nuk varet nga unë. Tani ai luan më shumë si një mesfushori-sulmues. Natyrisht, Leo është lojtari me të cilin çdo sulmues do të donte të luante”.

Kalojmë tek pyetjet nga pikëpamja personale dhe pjesëmarrja e mundshme në Kupën e Botës 2026: “Nuk varet nga fiziku im, por nga aspekte të tjera. E di që do të jem gati, nëse dua të jem atje, por është shumë herët për të vendosur. Për momentin, jam i fokusuar në ‘Euro 2024’. Pas humbjes kundër Bayernit dhe Interit në Champions League dua të mos përsëriten më kurrë këto ndeshje”.

Për të ardhmen, Lewandowski komentoi: “Dua të përfundoj katër vitet te Barcelona. Jam i bindur se do të jem po aq i përgatitur dhe në formë të mirë sa tani. Kur mbusha 30 vjeç, doja të luaja edhe tri ose katër vite të tjera në nivel të lartë. Kjo është arsyeja pse kam gjithçka për të qenë sa më jetëgjatë. Për sa kohë që jam në formë dhe dua të fitoj tituj, do të qëndroj këtu”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu