Lëvizte me pistoletë në makinë dhe pa patentë, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë (Emri)

0
Gjigandi

Një person i armatosur është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mesohet se në pranga ka rënë 40-vjeçari, Arben Koçi. Kanë qenë shërbimet e forcave Shqiponja që kanë ndaluar 40-vjecarin dhe pas kontrollit në automjetin e tij i kanë gjetur edhe armën e zjarrit. Pas kontrolleve rezultoi se ky person nuk ishte as i pajisur me leje drejtimi.

Në momentin e ndalimit në rrugë, 40-vjeçari i papajisur me leje drejtimi, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.

 

Njoftimi i Policisë:

RonaTyra

Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Si rezultat i kontrolleve, është kapur në flagrancë një 40-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, në automjet.

Në momentin e ndalimit në rrugë, Arben Koçi i papajisur me leje drejtimi, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë dhe automjeti që 40-vjeçari e drejtonte pa leje drejtimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive, kryesisht për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Vangjel Noti”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin.

Pas ndalimit të automjetit, ky shtetas iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi me gjeneralitete të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Gjatë kontrollit në automjetit, u gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve proceduarale u arrestua në flagrancë shtetasi  40 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu