​Lëvizja Fol: Mbi 300 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna

0
​Lëvizja Fol: Mbi 300 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna
Gjigandi

Lëvizja Fol ka prezantuar raportin “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik dhe pasojat në buxhetin e shtetit”, ku ka trajtuar në përgjithësi problematikën e largimeve të paligjshme nga marrëdhënia e punës në sektorin publik, si dhe koston e buxhetit të shtetit si pasojë e këtyre largimeve. Sipas këtij raporti, mbi 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna.

Në një tryezë të mbajtur sot u tha se qëllimi kryesor i raportit është tërheqja e vëmendjes së institucioneve mbi impaktin dhe pasojat në buxhetin e shtetit si pasojë e shkarkimeve të te punësuarve në sektorin publik ku të njëjtat behën duke mos i respektuar dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Albana Hasani, autore e raportit dhe hulumtuese në Lëvizjen Fol tha se vetëm për tre vite në këtë institucion janë parashtruar 128 ankesa nga shërbyes civilë ndaj vendimeve me ndërprerje të punës.

Hasani: Janë parashtruar 128 ankesa nga shërbyes civilë ndaj vendimeve me ndërprerje së punës të institucioneve shtetërore

“Sa i përket të dhënave të pranuara nga Këshilli i pavarur mbikëqyrës gjatë vitit 2019 – tetor 2021, gjatë periudhës gati 3 vjeçare në këtë institucion janë parashtruar gjithsej 128 ankesa nga shërbyes civilë ndaj vendimeve me ndërprerje së punës të institucioneve shtetërore. 69 prej këtyre ankesave ishin parashtruar ndaj vendimeve të Administratës Qendrore, përkatësisht 54%, ndërsa pjesa tjetër prej 54 ankesave, përkatësisht 46% ishin parashtruar ndaj vendimeve të administratës lokale.”

RonaTyra

, tha Hasani.

Ajo po ashtu tha që nga tetori i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021, prej 40 ankesave për ndërprerje të marrëdhënies se punës të shërbyesve civil, 11 janë aprovuar, 3 janë hedhur poshtë, 22 janë refuzuar, 3 janë shpallur jo kompetente, 1 është kthyer ne rishqyrtim.

Hasani: Këshilli ka vendosur 40 ankesa për ndërprerje të marrëdhënies të punës të shërbyesve civilë

“Nga tetori i vitit 2020 deri ne tetor të vitit 2021, Këshilli ka vendosur 40 ankesa për ndërprerje të marrëdhënies të punës të shërbyesve civilë, prej të cilave 11 janë aprovuar, 3 janë hedhur poshtë, 22 janë refuzuar, 3 janë shpallur jo kompetente, ndërsa 1 është kthyer në rishqyrtim”,

tha ajo.

Ajo bëri të ditur se gjatë periudhës janar – tetor 2021, nga Gjyktat e Repuvblikës së Kosovës janë sjellë gjithsej 178 vendime për konteste pune.

Ndërsa sa i përket kostos së vendimeve te humbura nga buxheti i shtetit në lidhje me vendimet gjyqësore për ndërprerje të marrëdhënies së punës të sjella gjatë periudhës dhjetëmujore, Janar 2021-tetor 2021, nga institucionet publike ka tejkaluar shumën mbi 300.000 mijë euro

Hasani: Më shumë se 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna

“Sa i përket kostos së këtyre vendimeve shuma e humbur nga buxheti i shtetit në lidhje me vendimet gjyqësore për ndërprerje të marrëdhënies së punës të sjella gjatë periudhës dhjetëmujore, janar 2021-tetor 2021, nga institucionet publike ka tejkaluar shumën mbi 300 mijë euro. Pra kjo nënkupton se më shumë se 300 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit shkarkimet e paligjshme nga puna në institucionet publike si dhe vendimet e tjera në lidhje me punën të cilat kanë qenë të pabazuara në dispozita ligjore”,

tha ajo.

Ndërsa ishte Komuna e Gllogocit me më së shumti konteste të humbura gjatë asaj periudhe.

Hasani: Komuna e Gllogocit me 65 konteste të humbura

“Në anën tjetër 50 persona i kanë humbur kontestet e tyre të iniciuara me padi ndaj institucioneve publike në gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë këtij dhjetëmujori. Kjo ka rezultuar në më shumë se 120 mijë euro të fituara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Institucionet që kishin humbur më së shumti kontestin gjatë kësaj periudhe dhjetëmujore, ishte komuna e Gllogocit me 65 konteste të humbura, Agjensioni për Arsim dhe Aftësim profesional me 13 konteste të humbura, si dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me 11 konteste të humbura”,

theksoi ajo.

Ndërkaq ndër institucionet me më së shumti konteste të fituara ishte Ministria e Punëve të Brendshme, me 16 konteste te fituara.

Hasani: Ministria e Punëve të Brendshme me 16 konteste të fituara

“Ndër institucionet me më së shumti konteste të fituara gjatë kësaj periudhe ishte Ministria e Punëve të Brendshme me 16 konteste të fituara, Komuna e Gllogocit me 14 konteste të fituara si dhe Policia e Kosovës me 9 konteste te fituara”

, u shprhe ajo.

Në fund, në lidhje me të gjeturat e këtij raporti, Lëvizja FOL ka dhënë këto rekomandime:

-Ndërprerja e marrëdhënies së punës së të punësuarve nga ana e punëdhënësve duhet të bëhet kryekëput konform dispozitave të Ligjit të Punës së Kosovës dhe të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës.

-Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të krijojë një databazë elektronike në të cilën do të regjistrohen të gjitha rastet e shkarkimeve, largimeve vullnetare të punëtorëve dhe kontesteve nga shërbimi civil në institucionet e administrates qendrore dhe lokale.

-Rrjedhimisht, të detyrohen të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe lokal, si dhe organet tjera, të raportojnë të dhënat në databazën elektronike të ketij institucioni, në rastet e tilla, më së voni 1 muaj nga dita e shkarkimit, largimit, apo fillimit të kontestit.

-Gjykatat e Republikës së Kosovës t’i respektojnë afatet ligjore të trajtimit të lëndëve nga kontestet e punës si dhe rastet nga marrëdhëniet e punës t`i trajtojnë me prioritet.

-Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike të ndërmarrë hapa konkret me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve.

-Të rritet funksioni mbikëqyrës/monitorues i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës ndaj institucioneve të administratës publike, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil. Rrjedhimisht, raportet në lidhje me të gjeturat e monitorimit të publikohen rregullisht në ueb-faqen e KPMShC-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu