Leonardo Di Caprio: Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë

0
Gjigandi

Leonardo Di Caprio, së fundmi është shndërruar në një “avokat” të natyës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë.

Ai ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale dhe daljet publike apo fjalimet në evente për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës.

Disa herë ai ka shkruar për dhjetra milion ndjekësit e tij për lumin Vjosa në Shqipëri.

Me shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar, Di Caprio shkruan se është bërë historia dhe kjo falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit.

Aktori i njohur e quan Vjosën “një nga lumenjtë e egër të fundit në Evropë”, teksa shton se Lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.

RonaTyra

Postimi i plotë:

Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu