Butrint Imeri mesazh për Jorin? Një bukuroshe si ty…

0
Gjigandi

Një mesazh i mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e banorëve ditën e sotme.

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!“- shkruhej në mesazhin për Jorin me dërguesin: B…. Imeri KS.

Banorët menduan se kjo ishte një përshëndetje nga këngëtari Butrint Imeri për Jorin, duke qenë se ajo e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë e gjithashtu ka shprehur pëlqimin ndaj tij para hyrjes në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, mesa duket nuk qenka kështu!

Pas qarkullimit të këtij lajmi, Butrinti ka bërë dy postime në InstaStory ku duket se e ka përgënjeshtruar këtë gjë.

RonaTyra

“Disa duan të hedhin baltë mbi emrin tim, disa duan ta rënkojnë. Kjo është jeta”– ka shkruar këngëtari, ndërsa më pas ka hedhur një video të personazhit të njohur “Hasbull” duke qeshur, për të ironizuar kështu lajmet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu