Edhe pse gjendemi në krizë ekonomike për mazhorancën por duket se Bashkia e Himarës, nuk e njeh diçka të tillë. Në tenderimet e saj publike, shihet qartë që paratë e qytetarëve shpërdorohen hapur, pasi jepen me mbi 96% të fondeve limite, duke u shënuar me të kuq nga Open Data Albania.
Gjatë muajit të fundit Bashkia e drejtuar nga Jorgo Gora, gjatë 25 nëntorit ka shpallur tre tendera me vlerë të përbashkët 803 milionë, të cilët janë me probleme për shkak të konkurrencës apo kompanitë konkurruese janë përjashtuar nga gara.
700 milionë për rikonstruksionin e sallës polifunksionale të Bashkisë
Gjithçka nis me tenderin për rikonstruksionin e sallës polifunksionale të Bashkisë, e cila do të kushtojë plot 66 344 444, ose ndryshe 99% të fondit limit. Na ndajnë më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale, por duket se Jorgo Gorës i është nevojitur patjetër një sallë polifunksionale, e cila kap koston e thuajse 700 milionë lekë të vjetra.
Në këtë tenderer garuan 4 kompani, por 3 prej tyre u përjashtuan nga gara. Një kompani u tërhoq nga gara, ndërsa dy të tjerët nuk paraqitën dokumentacionin që u kërkua. Kompania fituese e tenderit “LEON KONSTRUKSION SHPK”, e cila është në pronësi të Florenc Sharkës dhe Sonila Sharkës, të cilët zotërojnë nga 50% të aksioneve. Kohëzgjatja e këtij tenderi është 6 muaj.
40 milionë lekë për dekorim festash
Duke mos u mjaftuar vetëm me rikonstruksionin e sallës polifunksionale, Bashkia Himare do të shpenzojë plot 40 milionë lekë për materiale dekori për festat e fundvitit. Këtë prokurim publik e ka fituar pa garë dhe me 97% të fondit publik kompania “AJLA-SA” shpk, me pronar Kujtim Sakom.
Një ndër bashkitë më vogla në vend do të shpenzojë miliona lekë për dekorimin e qytetit.
Gora jep tenderin: 96 milionë lekë për sistemimin e përrenjve në Lagjen Spile
Duket se Jorgo Gora, nuk është ndalur vetëm tek godina e Bashkisë dhe dekorimi, por i ka dhënë plot 9 636 077 lekë kompanive “IMPLEX” shpk – “KOLA INVEST ” shpk, të cilat kanë aksioner të përbashkët Sofokli Kolën, për sistemimin e përrenjve në lagjen Spille.
Edhe ky tender është shënuar me flamur të kuq nga Open Data.
Më shumë se 803 milionë lekë janë dhënë në shkelje të hapur të Ligjit për Prokurimet Publike, ndërsa organet ligj zbatuese duhet që të hetojnë tenderimet e Bashkisë Himarë, pasi janë shpërdoruar qindra miliona lekë.
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*