Legjenda e Bloody Mary

0
Gjigandi

Shumica e njerëzve e kanë dëgjuar legjendën e Bloody Mary kur ishin fëmijë. Histori drithëruese me një fantazmë të quajtur Bloody Mary.

Legjenda thotë se gruaja e keqe mund të thirret duke brohoritur, ”Bloody Mary”, para një pasqyre në një vend të errët, duke ndezur vetëm një qiri. Preferohet që të thirret një ose tre here për tu shfaqur dhe vendi më i përshtatshem është në banjo.

Kush është Bloody Mary, me të vërtetë e mbetet një mister. Ndërsa shumë versione thonë që ajo në të vërtet quhej Mary Worth, e cila pas aksidentit të pësuar me makinë, iu shëmtua tmerrshëm fytyra.

Disa njerëz ende thonë qe ajo mund të kthehet për hakmarrje ndaj njerezimit dhe mund ti vrasë të gjithë ata që e thërrasin, pasi si duket, ajo ka pasur tallje të shumta nga njerëzit kur kishte pësuar aksidentin e fytyra e saj ishte e shëmtuar.

Legjenda e Mary Bloody është rritur në popullaritete dhe ka pësuar ndryshime të medha. Mary Bloody bën pjesë tashme edhe në fondin e filmave horror. ky film quhet ”Candyman” dhe nëse personazhet e thërrasin 3 herë para pasqyrës Candyman, u shfaqet Bloody Mary dhe i tmerron.
Ndërsa ju mendoni që jeni të qete nga Bloody Mary, mos jini kaq të sigurt; ajo mund tu shfaqet edhe pa e thirrur fare, pavarësisht se ju nuk jeni përpjekur për ta thirrur atë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu